Siria thotë se avionë izraelitë kanë goditur një bazë ushtarake në perëndim të vendit, në mes të raportimeve të një sulmi mbi një fabrikë të armëve kimike.
Një deklaratë e ushtrisë tha se raketat e shkarkuara nga ajri i Libanit kishin për cak vendin pranë Masyaf, duke vrarë dy ushtarë, transmeton portali arbresh.info
Raportet e pakonfirmuara të medias arabe thanë se është goditur një objekt i prodhimit të armëve gjatë këtij sulmi.
Izraeli, i cili ka kryer sulme klandestine në zonat e armëve në Siri më parë, nuk ka komentuar këtë rast.
Incidenti vjen një ditë pasi hetuesit e OKB thanë se kishin arritur në përfundimin që qeveria siriane ishte pas një sulmi vdekjeprurës të armëve kimike në një qytet të mbajtur me rebel në prill./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...