Katër avionë luftarakë të Turqisë kanë shkelur hapsirën ajrore greke në Egjeun lindor dhe verior.
Avionët luftarakë F-16 kanë hyrë në rajonin e e informacionit të fluturimit në Athinë në orën 11.40 në hapësirën ajrore midis Lemnos dhe Lesvos përpara se të fluturonin mbi ishujt Kalogiri, shkruajnë mediat greke, transmeton portali arbresh.info
Mediat greke raportojnë se avionët kanë dalë nga hapsira ajrore greke në orën 12:13.
Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë janë rritur ndjeshëm pas grusht shtetit në Turqi. Rreth katër ushtarë turk gjatë korrikut të vitit të kaluar kanë hyrë në Greqi, duke kërkuar azil.
Përkundër urdhërit të Ankarasë për kthimin e ushtarëve turk në vend, Greqia ka refuzuar të kthejë ata në Turqi./Arbresh.info
Komuna e Mitrovicës inicion procedurë për trajtimin e qenve ...
Llapi blindon talentin Mërgim Cërnavërni
Rama njofton: Ora e parë mësimore më 16 shkurt kushtuar UÇK-...
EKSKLUZIVE – MPB shkarkon 15 ish-roje serbë të urës në Mitro...
Kosova përfshihet në listën e vendeve të sigurta të BE-së si...
Publikohen pamjet e para nga sulmi tragjik në Kanada, ku 9 p...