Dymbëdhjetë anëtarë të Gardës Revolucionare të Iranit janë vrarë në një sulm ajror izraelit mbi Siri, kanë shkruar mediat arabe.
Edhe pse nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar të viktimave nga Siria apo Irani, emrat e të vrarëve janë raportuar në një aplikacion të mesazheve që lidhen me ushtrinë iraniane, sipas televizionit Al-Mustaqbal të Libanit dhe rrjetit Al-Arabiya në pronësi të Arabisë Saudite, transmeton portali arbresh.info
SANA, agjencia shtetërore e lajmeve e Sirisë tha se Izraeli kishte qëlluar disa raketa në një bazë ushtarake që Irani po ndërton pranë Damaskut.
Baza ushtarake e goditur mendohet të jetë 31 milje nga kufiri i Izraelit dhe besohet se gjatë sulmit është shkatërruar edhe një depo armatimi.
Ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar nga Izreli, por në fillim të javës, kryeministri Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar se Izraeli nuk do të toleronte praninë e Iranit në Siri./arbresh.info/
Galatasaray në epërsi pas pjesës së parë ndaj Liverpoolit
Konjufca merr mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për aspir...
Enrique paralajmëron para ndeshjes me Chelsean: Motivimi i t...
Ndalohen dy persona në Mitrovicë të Veriut, nën dyshim për d...
Tifozët e Galatasarayt i kushtojnë koreografi Osimhenit, nig...
KFOR dhe personeli mjekësor në Obiliq, me trajnim për shpëti...