Sot kreu i Mbrojtjes Civile italiane, Angelo Borrelli përsëriti nevojën për të mos braktisur masat e kontrollit dhe izolimit si dhe parashikoi se këto masa mund të zgjaten deri më 16 maj.
Borrelli tha se “ deri në 16 maj, mund të kemi të dhëna të mëtejshme pozitive që na këshillojnë të rifillojmë aktivitetet dhe të fillojmë fazën 2 “.
“Situata aktuale – tha Borrelli – na lejon të marrim frymë, veçanërisht për sa i përket ambienteve spitalore dhe kujdesit intensiv që po lehtësohet nga presioni”.
Dje kryeministri italian Giuseppe Conte u shpreh se “Nëse spekulojmë tani mbi kufizimet, përpjekjet do të ishin të kota. Ai tha gjithashtu se faza e dytë e emergjencës shëndetësore do të jetë ajo e daljes në mënyrë graduale nga masat shtrënguese dhe e bashkëjetesës me Covid-19, për të kaluar më pas në frazën 3 që është dalja përfundimisht nga situata e rëndë dhe rindërtimi i vendit nga pikëpamja ekonomiko financiare.
Vuçiq paralajmëron armatim të ri: Siguria më e ndërlikuar ng...
Kurti për presidentin: Jemi në konsultime me opozitën
Prokuroria kërkon dënim me burgim të përjetshëm për tre të a...
AUV ndalon importin e deleve dhe dhive nga Shqipëria
“Hajde përgjigju”, Vuçiq sulmon kryeministrin e ri të Hungar...
Abdixhiku prezanton Kryesinë e re të LDK-së