Ky është momenti rrëqethës kur shoferi i autobusit që kishte ngecur në binarë, humb jetën dhe nëntë pasagjerë lëndohen, pasi goditen nga treni.
Sipas dëshmitarë okularë shoferi kishte injoruar sinjalet paralajmëruar duke kaluar binarët, edhe pse ndalohej me shenja të komunikacionit në një qytet në Kazakistan.
Por, ky veprim i kushtoi shtrenjtë shoferit që mbeti i vdekur në vend dhe nëntë pasagjerë pësojnë lëndime trupore. E sipas mediave lokale brenda autobusit ishin 57 pasagjerë, të cilët dolën nga dera e pasme të cilën shoferi ua hapi kur e kuptoi se nuk po mund të lëvizin.
Videoja amatore shfaq momentin e përplasjes ku nga fuqia e madhe e goditjes e tërheq zvarrë për shumë metra autobusin. Treni kishte goditur pikërisht pjesën e përparme, ku si pasojë shoferi ka mbetur i vdekur në vend. /Telegrafi/
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...