Google ADS

Austria do të ndalojë veshjen myslimane në kopshte dhe shkolla

00:33 | 5 Prill 2018
Trina Galanxhi

Qeveria austriake dëshiron të ndalojë shaminë e kokës që e veshin vajzat në kopshte dhe shkolla fillore.

Ndalimi ka për qëllim parandalimin e diskriminimit dhe zhvillimin e “shoqërive paralele”, ka deklaruar kancelari Sebastian Kurz, transmeton portali arbresh.info

“Mbulesa e fëmijëve është diçka që definitivisht nuk ka vend në kulturën tonë”, tha Kurz në Vienë.

Kurz gjithashtu ka argumentuar se nuk ka asnjë rregull fetare të shkruar që detyron fëmijët të mbajnë mbulesa koke.

Në shumë kultura islame kjo lloj veshje përdoret  zakonisht nga gratë që kanë arritur moshën e pjekurisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale