Austria e ka zgjeruar listën e vendeve nga të cilat nuk do të lejojë fluturime.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se masat janë vendosur për të zvogëluar mundësinë e përhapjes së koronavirusit, dhe do të hyjnë në fuqi më 15 korrik.
Ndalimi vlen për fluturimet nga Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Bullgaria, Rumania, Moldavia dhe Egjipti.
Ndalesa do të jetë në fuqi deri më 31 korrik.
Kompania ajrore austriake “Austrian Airlines” i tha Radios Evropa e Lirë se ende nuk i ka anuluar fluturimet me Ballkanin Perëndimor, por nuk përjashton mundësinë që një masë e tillë të ndodhë së shpejti.
“Ne ndoshta do të vendosim për atë nesër (e mërkurë). Aktualisht ne po përpiqemi të kontrollojmë me autoritetet nëse të paktën është e mundur të lejohen fluturimet e tranzitit. Nëse jo, atëherë me siguri do të na duhet t’i anulojmë. Deri më tani, asgjë nuk është anuluar”, tha zëdhënësi i “Austrian Airlines”, Peter N. Their.
Kjo kompani normalisht ka fluturime të drejtpërdrejta për në Prishtinë, Sarajevë, Beograd, Podgoricë dhe Tiranë.
Masa e re do të prekë linjat ajrore Austrian Airlines, Air Serbia, Montenegro Airlines dhe Wizz Air.
Çmimet e derivateve: Edhe sot 1 litër naftë duhet të shitet ...
Trump ia zgjat afatin Iranit për hapjen e Ngushticës së Horm...
Sulmohet gjyqtari në një ndeshje futbolli në Obiliq, arresto...
Ndjekje si në filma, kapet në Tiranë 37-vjeçari me lëndë eks...
Shpërthim nga bombola e gazit në Skenderaj, lëndohet një i m...
Aksion antidrogë në Istog/ Sekuestrohen kokainë, para dhe ve...