Parlamenti i Austrisë ka votuar me shumicë dërrmuese për të ndaluar mbajtjen e shamive në shkolla për vajzat nën moshën 14 vjeç, një vendim që ka ndezur debat të gjerë në vend dhe ka shkaktuar kritika nga organizatat e të drejtave të njeriut dhe komuniteti mysliman.
Ndalimi, i propozuar nga qeveria konservatore që mori pushtetin në mars, pritet të hyjë në fuqi në shtator, në fillim të vitit të ri shkollor. Familjet që nuk e respektojnë vendimin mund të përballen me gjoba deri në 800 euro.
Gjatë debatit parlamentar, Yannick Shetty, kreu i grupit parlamentar të partisë liberale Neos, e cila është pjesë e koalicionit qeverisës, mbrojti vendimin.
“Kjo nuk ka të bëjë me kufizimin e lirisë, por me mbrojtjen e lirisë së vajzave deri në moshën 14 vjeç. Shamia e kokës nuk është thjesht një veshje. Ajo shërben, veçanërisht me të miturat, për të mbrojtur vajzat nga shikimi mashkullor. Ajo i seksualizon vajzat”, tha ai.
Megjithatë, vendimi është kundërshtuar gjerësisht. Amnesty International paralajmëroi se ligji “nuk do t’i fuqizojë vajzat, përkundrazi, do të përkeqësojë klimën raciste ndaj myslimanëve”.
Edhe Komuniteti Mysliman i Austrisë (IGGÖ) reagoi ashpër, duke e quajtur ndalimin një goditje ndaj fëmijëve myslimanë.
“Fëmijët do të ndihen të stigmatizuar dhe të margjinalizuar. Kjo është politikë simbolike në kurriz të atyre që preken”, tha Komuniteti Mysliman i Austrisë./rtsh.al/
Gjashtë skuadrat e Premier League dështuan në ndeshjet e par...
Sot varroset 31-vjeçari Yll Çeku, i cili vdiq pas një akside...
Konflikti në Lindjen e Mesme rrit çmimet e biletave të avion...
OVL i reagon Speciales: Shumë herë janë shkelur të drejtat e...
Trump: SHBA-të nuk kanë mbaruar ende në Iran
Edi Rama publikon pamje nga Liqeni Artificial i Tiranës