Në Austri, prania e llojit nigerian të koronavirusit u konfirmua te një pacient në Carinthia.
Megjithatë, sipas ekspertëve austriakë, ky lloj i koronavirusit është më pak i rrezikshëm se mutacionet tjera, transmeton portali arbresh.info
Një pacient është konfirmuar i shëruar edhe pse ishte infektuar me koronavirusin nigerian, dhe vetëm pas përfundimit të karantinës ai është testuar përsëri dhe doli negativ.
Varianti nigerian, sipas deklaratës së autoriteteve provinciale, po trajtohet si një variant që është në fazën e ekzaminimit, dhe sipas njohurive aktuale, ky lloj është më ngjitës sesa virusi bazë.
Deri më tani, disa lloje të reja janë identifikuar në Austri, të tilla si varianti britanik, ai i Afrikës së Jugut, brazilian dhe së fundmi ai nigerian.
Varianti britanik tashmë është bërë dominues në të gjithë vendin, kryesisht në Austrinë Lindore./arbresh.info/
Policia ndëshkon shoferin në Prishtinë për shpejtësi, 400 eu...
FSK ndez flakadanin në kazermën “Adem Jashari” në përmbyllje...
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...