Të mërkurën, Austria ka shënuar rritje dramatike të rasteve ditore të infeksioneve dhe viktimave të sëmundjes COVID-19.
Pasi shifrat u stabilizuan pak të martën me 5.984 raste të reja të personave të infektuar dhe 58 viktima, shifrat u rritën shumë një ditë më pas, shkruan portali austriak, “Heute”, transmeton Gazeta Express.
Në 24 orët e kaluara, në Austri u regjistruan 7.091 raste të reja të infeksioneve dhe 109 persona vdiqën nga koronavirusi, sipas të dhënave të autoriteteve shëndetësore.
Kështu, numri i përgjithshëm i viktimave të pandemisë në shtetin e Evropës Qendrore shkoi në mbi 2.000. Gjatë kësaj periudhe u shëruan 5.944 persona, që është numër më i vogël se shifra e rasteve të reja.
Aktualisht në Austri për koronavirus në spitale janë duke u trajtuar 3.911 pacientë, 43 më shumë se një ditë më parë. Gjatë kësaj periudhe u rrit edhe numri i pacientëve në repartet e kujdesit intensiv dhe shkoi në 682, 24 më shumë se të martën.
Një fakt shqetësues është mbushja e spitaleve dhe zvogëlimi i numrit të shtretërve të lirë në repartet e kujdesit intensiv. Ky numër ra për 261 dhe tash është vetëm 508, ndërsa numri i shtretërve të lirë në repartet e zakonshme të kujdesit ra për 1.431 dhe tash është vetëm 3.534.
Kusari-Lila prezanton numrin 8 në listën zgjedhore të koalic...
Australia në flakë, regjistrohet viktima e parë dhe mbi 90 v...
Presidenca reagon pas fotos së manipuluar të Osmanit me Brna...
Berisha lajmëron nisjen e protestave kombëtare: T’i kthejmë ...
Turneu memorial “Fadil Vokrri” vjen me edicionin e shtatë, s...
Pas katër netësh koncerte magjike në Prishtinë, Alban Skënde...