Harta zyrtare COVID-19 e Austrisë kaloi ndjeshëm në të kuqe sot në mbrëmje, kur 21 rajone të reja u caktuan si zona me rrezik shumë të lartë infektimi.
Së bashku me katër rrethet, që janë shpallur tashmë zona të nivelit të lartë të rrezikut, rreth një e pesta e rajoneve të Austrisë tani duken të kuqe në hartë.Komiteti i ekspertëve, që mbikëqyr sistemin e paralajmërimit, i vendosi ndryshimet në takimin e tij javor, pasi numri i rasteve të reja ditore COVID-19 arriti një rekord të ri prej 2 435 infektimesh.
Sistemi i koduar me ngjyra u prezantua në fillim të shtatorit dhe përbëhet nga katër nivele: jeshil, i verdhë, portokalli dhe i kuq.Niveli i kuq përcakton zonat me numër shumë të lartë të rasteve javore në lidhje me popullsinë, me një numër të lartë të rasteve, kur origjina është e paqartë dhe kur ka pak kontroll mbi grupet e infektimit.
Trump ia zgjat afatin Iranit për hapjen e Ngushticës së Horm...
Sulmohet gjyqtari në një ndeshje futbolli në Obiliq, arresto...
Ndjekje si në filma, kapet në Tiranë 37-vjeçari me lëndë eks...
Shpërthim nga bombola e gazit në Skenderaj, lëndohet një i m...
Aksion antidrogë në Istog/ Sekuestrohen kokainë, para dhe ve...
Dy të lënduar rëndë nga aksidenti mes veturës dhe motoçiklet...