Muzeu Islam i Australisë që ndodhet në Melburn ofron informacione mbi historinë, jetën dhe identitetin e myslimanëve në vend, shkruan Anadolu Agency (AA).
I themeluar nga biznesmeni australian Moustafa Fahour me mbështetjen e qeverisë federale australiane, muzeu është i pari dhe i vetmi muze islam në vend.
Që nga hapja në vitin 2014, muzeu është vizituar nga më shumë se 50.000 vizitorë.

Muzeu qëndron i hapur gjashtë ditë në javë, ndërsa organizon konferenca dhe ngjarje të ndryshme në fusha të ndryshme si kaligrafia, historia e artit, pikturat miniaturë, veprat artizanale, si dhe mbi ngjarjet aktuale.
“Ne duam që të përjetojnë dhe mësojnë për bukurinë e Islamit”, tha drejtoresha e muzeut, Maryum Chaudhry, në një intervistë për AA.
Chaudhry tha se vizitorët mund të mësojnë më shumë për historinë e Islamit në Australi dhe në botë, për shkencëtarët e mirënjohur myslimanë, kontributet e myslimanëve në Australi dhe konceptet themelore të Islamit.

Duke nënvizuar se kanë marrë reagime pozitive nga vizitorët nga Australia dhe nga vende të ndryshme të botës, ajo tha se shumica e vizitorëve nuk kanë njohuri paraprake mbi komunitetin mysliman në vend.
“Njerëzit janë mjaft pozitivë për përvojën e tyre. Për shumë njerëz është hera e parë që kanë kontakt me komunitetin mysliman”, tha Chaudhry.
“Ata u larguan me informacione të reja dhe u frymëzuan. Duan të mësojnë më shumë dhe të kthehen përsëri”, shtoi Chaudhry.
“Në ditën e sulmit terrorist në Christchurch të Zelandës së Re, shumë australianë erdhën në muze për herë të parë me lule në duart e tyre”, tha Chaudhry.
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...