
Syrian President Bashar al-Assad inspects a guard of honor at the Presidential Palace in New Delhi, India, Wednesday, June 18, 2008. Al-Assad arrived Tuesday on his first visit to India. (AP Photo/Gurinder Osan)
Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, ka kritikuar vendet e BE-së duke thënë se po dëmtojnë interesat e qytetarëve në Siri duke mbështetur terroristët.
Ai ka shtuar se vendet e BE-së ‘nuk janë të interesuara që të luajnë ndonjë rol në zgjidhjen e krizës në Siri’, transmeton portali arbresh.info.
“Shumica e vendeve evropiane kanë ndjekur një politikë të palogjikshme që nga fillimi i krizës në Siri. Ato e kanë izoluar vetën dhe e kanë humbur mundësinë për të luajtur ndonjë rol në zgjidhjen e krizës. Gjithashtu, veprimet e tyre kanë dëmtuar interesat e popujve të tyre për shkak të mbështetjes së grupeve terroristë kundër popullit sirian”, ka thënë Assad gjatë një takimi me një deputet belg në Damask, shkruan agjensia e lajmeve Sana.
Filip Dewinter, kreu i delegacionit të deputetëve belgë, ka theksuar se vizita e tij në Siri ka qenë shumë e rëndësishme pasi kjo do të ndihmojë për të patur informacion të saktë dhe real në lidhje me situatën në vend./Arbresh.info
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...