Përderisa fuqitë perëndimore po kërcënojnë se do të sulmojnë Sirinë, mediat arabe kanë shkruar se Bashar al-Assad dhe familja e tij do të evakuohen në Teheran.
Amade Neës, një faqe interneti e opozitës iraniane, ka raportuar se presidenti sirian dhe familja e tij do të evakuohen së shpejti në Teheran, duke cituar burime brenda Gardës Revolucionare, transmeton portali arbresh.info
Ky veprim ka gjasa të ndodh për shkak të “panikut të krijuar”.
Megjithatë, mediat ruse insistojnë se Assadi dhe familja e tij janë ende në Siri.
Në anën tjetër, mediat izraelite kanë raportuar se familja e Assad është larguar nga pallati në Damask me një autokolonë ushtarake ruse./arbresh.info/
FSK ndez flakadanin në kazermën “Adem Jashari” në përmbyllje...
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët