Lideri sirian është zotuar se do të vazhdojë operacionin në Ghoutan Lindore, duke theksuar se është e rëndësishme lufta kundër terrorizmit.
Ai ka theksuar se beteja do të vazhdohet paralelisht me largimin e civilëve nga zona, transmeton portali arbresh.info
“Ne do të luftomë terrorizmin…dhe në Ghouta lufta kundër terrorizmit do të vazhdojë”, tha Bashar al-Assad para gazetarëve të mediave shtetërore, citon Reuters.
Assad ka mohuar të komentojë akuzat e Perëndimit, të cilët e kanë akuzuar atë për përdorim të armëve kimike ndaj civilëve.
“Këto akuza po shfrytëzohen si mjet ose preteks për të sulmuar Sirinë”, tha ai./arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër