Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka thënë se asnjë politikan në histori nuk është trajtuar me keq se ai.
Ai për një gjë të tillë ka fajësuar mediat, të cilat sipas tij, që nga shkarkimi i drejtorit të FBI-së, James Comey, kanë shkruar vetëm ‘negativisht për të’, transmeton portali arbresh.info
Në fjalimin e drejtuar grupit të ri të Oficerëve të Rojes Bregdetare në SHBA, Trump u ka kërkuar 195 studentëve të diplomuar në klasën e vitit 2017 që të ‘ulin kokën dhe të luftojnë shumë’, sepse sipas tij jeta paraqet sfida të paparashikueshme.
“Shikoni mënyrën se si jam trajtuar unë nga mediat. Asnjë politikan në histori, dhe këtë e them me siguri të madhe, nuk është trajtuar kaq keq dhe kaq padrejtësisht. Megjithatë, unë nuk mposhtem, prandaj edhe ju mos lejoni që kritikat të hyjnë mes ëndërrave tuaja”, ka thënë Trump./Arbresh.info
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...