Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Peru ka arritur në 75, ndërsa raportohet se më shumë se 260 janë lënduar.
Transmetuesi RCN thotë se 263 janë lënduar e 20 të tjerë janë të zhdukur, transmeton portali arbresh.info.
Përmbytjet kanë shkatërruar 12 mijë shtëpi, 25 shkolla dhe tetë ndërtesa të shëndetit si dhe 2,000 kilometra rrugë.
Presidenti i Perusë, Pedro Pablo Kuczynksi ka njoftuar që 766 milionë dollarë do të ndahen për të rimëkëmbur vendin.
Përmbytjet, të shkaktuara nga fenomeni El Nino, goditën 20 nga 25 rajonet e Perusë. Gjithashtu kanë çuar në shpërthimin e etheve tropikale, duke prekur mbi 1200 persona./Arbresh.info
Sot nafta dy cent më lirë se dje
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...
Hungarezët votojnë – a po i vjen fundi epokës së Vikto...
57 aksidente e mbi 1800 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve ...
Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kremtofshi në paqe, pranë ...