Më shumë se 90 persona janë zhdukur në qytetin jugor Shenzhen, si rezultat i shembjes së dheut që ka përmbysur shumë ndërtesa, kanë bërë të ditur mediat shtetërore.
Shtatë persona janë nxjerrë nga rrënojat me lëndime të lehta si rezultat i rrëshqitjes së dheut në një park industrial. 33 ndërtesa, në mesin e të cilave konvikte punëtorësh, fabrika e zyra, janë dëmtuar dhe mbuluar me dhe.
Agjencia e lajmeve Xinhua, tha se më shumë se 60 mijë metra katror janë mbuluar nga dheu që ka arritur lartësinë deri në 6 metra. Rrëshqitja e dheut e ka shkaktuar edhe një shpërthim në një pikë karburanti.
Shenzhen është një qendër e madhe industriale dhe një nga qytetet më të mëdha të Kinës.
Groenlanda dhe tarifat, makthi i ri për BE-në
Gjesti i jashtëzakonshëm nga Mane – në fund rezultoi m...
Barcelona “gjunjëzohet” në “San Sebastian&...
Starmer paralajmëron Trump për tarifat për Greenlandin
Mot i ftohtë të hënën me ngrica, temperatura deri në -9°C
Finale me tension e dramë, Senegali triumfon në Kupën e Komb...