Pas gati tre javësh në det të hapur në kërkim të një porti të sigurt për t’u zbarkuar, ka gjetur sot zgjidhje çështja e 49 emigrantëve në bordin e anijes humanitare gjermane Sea Watch 3.
Në bashkëpunim me autoritetet europiane, qeveria malteze ka pranuar zbarkimin e 49 emigrantëve të cilët më pas do të shpërndahen në 8 shtete europiane; Gjermani, Itali, Rumani, Francë, Portugali, Irlandë, Holandë e Luksemburg.
Transportimi i emigrantëve në tokën malteze do të nis menjëherë e do të kryhet nga forcat e Ushtrisë së Maltës.
Menjëherë pas këtij operacioni qeveria malteze kërkon që anije humanitare Sea Watch 3 të largohet nga ujërat territoriale të Maltës.
Sipas mediave, përcjell oranews.tv, 49 emigrantët e anijes Sea Watch u shpëtuan në ujërat e Mesdheut në natën e 22 dhjetorit – mes tyre janë 4 gra e 3 fëmijë të mitur.
Në gjetjen e zgjidhjes së zbarkimit të tyre në tokë apeloi edhe Ati i Shenjtë, Papa Francesku, i cili u kërkoi liderëve europianë një solidaritet konkret e jo vetëm fjalë ndaj 49 emigrantëve që prej disa javësh ende në Mesdhe në kushte klimatike e higjienike ekstreme.
Hoxha: Anëtarësimi në BE, rrugë konkrete modernizimi për ven...
Parashikimi i motit për nesër, pritet edhe borë
U.D. Presidentja Albulena Haxhiu nesër viziton tri fshatra t...
Ylli i Bilbaos në “radarin” e Liverpoolit
BE lehtëson rregullat për ndihmat shtetërore, unioni, subven...
Ekstradohet nga Norvegjia në Kosovë i kërkuari nga INTERPOL-...