Në Meksikë autoritetet kanë arrestuar një të dyshuar për zhdukjen e 43 studentëve të shkollës Ayotzinapa në vitin 2014, sipas një hetimi të qeverisë.
Një ish-polic është identifikuar si një prej të dyshuarve të rrëmbimit dhe zhdukjes së 43 studentëve meksikanë në jug të Meksikës. Personi i dyshuar është arrestuar nga agjentët policor ditën e diel, ka informuar qeveria e këtij shteti, transmeton Gazeta Express.
43 Studentët e shkollës normale të Ayotzinapa kanë qenë të burgosur në mënyrë arbitrare ditën e 26 shtatorit 2014 nga ane e policisë së Igualës, të cilët i kishin dorëzuar të njëjtit tek grupi kriminal “Guerreros Unidos”, sipas një hetimi zyrtar.
Kriminelët i kishin vrarë 43 studentët, duke i djegur kështu trupat e tyre, e më pas hirin e tyre e kanë gjuajtur në një lum.
Ky rast ka qenë ndër më të rëndit në Meksikë si dhe ka marrë jehonë në të gjithë botën.
27 vite nga bombardimet e NATO-s në Serbi, Spiropali: Në shë...
I kërkuar nga Italia për trafik droge, arrestohet 50-vjeçari...
Bashkimi Evropian dhe Australia nënshkruajnë marrëveshje për...
27-vjetori i sulmeve të NATO-s, Osmani: Kosova nuk harron
27 vjet nga ndërhyrja e NATO-s, Rama: Moment kyç për lirinë ...
Hamza: 24 Marsi 1999, momenti që ndryshoi fatin e Kosovës, m...