Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar, i cili sipas mediave fqinje dyshohet se është kreu i një bande droge.
Gjatë operacionit janë sekuestruar tre kilogramë kokainë e pastër, hashash dhe një pistoletë.
Shtetasi shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, besohet se ishte kreu i një rrjeti tregtarësh kokaine dhe hashashi, të vendosur në brendësi të provincës së Ankonës.
Gjatë fazave të kontrollit, të kryera të shtunën me ndihmën e njësive të qenve të policisë, përveç sasisë së drogës, gjetën edhe një pistoletë pa leje, me karikator të mbushur me 14 fishekë dhe droga u gjet brenda fenerëve dhe nën baterinë e makinës.
Sipas policisë i arrestuari maskohej si një tregtar makinash të përdorura. por hetimet e zbuluan se ai këtë metodë e përdortë për kamuflazh. /abcnews

Tesla gati të nisë prodhimin e çipave me Al, njofton Musk
Kate Middleton mahnit me elegancën e viteve ’80 dhe me diama...
Zbulim shqetësues për ilaçet për dobësim – studimi paralajmë...
Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava
Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin