Ish-presidenti moldav, Igor Dodon, akuzohet për marrje ryshfeti. Politikani pro-rus ishte në detyrë nga viti 2016 deri në vitin 2020.
Igor Dodon, ish-presidenti pro-rus i Moldavisë, është arrestuar në Kishinau nën dyshimin për tradhti të lartë. Prokurori i përgjithshëm në detyrë i Moldavisë, Dumitru Robu, tha për mediat se Dodoni u ndalua nga autoritetet për 72 orë.
Dodoni u zgjodh president i Moldavisë në vitin 2016 dhe qëndroi në këtë post derisa humbi zgjedhjet e vitit 2020 ndaj Maia Sandu, ish-punonjëse e Bankës Botërore, e cila kandidoi me premtimin për afrim me BE-në dhe luftuar korrupsionin.
Sandu që kandidonte për Partinë e Veprimit dhe të Solidaritetit u mbështet nga ish-presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk, ndërsa Dodon u mbështet nga Vladimir Putini. Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis, e lavdëroi shumë Sandun pas takimit të tyre të parë, duke e quajtur fitoren e saj si një sinjal të një agimi të ri në vend.
Kremlini i shqetësuar për arrestimin e një prej aleatëve të tij në Moldavi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha në një konferencë telefonike me gazetarët, se “jemi të shqetësuar dhe shpresojmë që të drejtat e Dodonit të respektohen”.
Kurse agjencia e lajmeve Interfax sqaroi se pas rihapjes së hetimeve për marrje ryshfeti janë kryer kontrolle në shtëpinë e Dodonit dhe në zyrat e Bashkimit të Bizneseve Moldavo-Ruse, themeluar nga Dodoni në vitin 2022.
Dodoni akuzohet se ka marrë para nga oligarku dhe lideri i atëhershëm i Partisë Demokratike Vladimir Plahotniuc, për të financuar partinë e tij. Akuzat bazohen në disa regjistrime në video dhe në vitin 2020, prokurori Alexandr Stoianoglo refuzoi ta hetonte çështjen duke përmendur mungesën e provave.
Moldavia është goditur nga disa kriza politike si dhe një skemë mashtrimi bankar prej 1 miliardë dollarësh, shumë e barabartë me thuajse 15% të prodhimit ekonomik vjetor të vendit./arbresh.info/
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen