Autoritetet kazake kanë arrestuar Karim Massimov, një ish-kryetar i Komitetit të Sigurisë Kombëtare me dyshimin për tradhti.
Massimov, i cili u shkarkua këtë javë ndërsa protestat shpërthyen në të gjithë vendin e Azisë Qendrore dhe u arrestua së bashku me disa zyrtarë të tjerë, njoftoi Komiteti i Sigurisë Kombëtare.
Karim Massimov ishte një zyrtar i lartë i partisë në pushtet, dy herë kryeministër i vendit. Arrestimi i tij vjen si fillimi i një spastrimi të pritshëm të ish-udhëheqësit, Nursultan Nazarbayev, raporton reuters.
Dhjetëra u vranë dhe ndërtesat publike u plaçkitën dhe u dogjën në dhunën më të keqe në ish-republikën sovjetike në 30 vitet e pavarësisë.

Pas disa ditësh dhune, forcat e sigurisë duket se kanë marrë kontrollin e rrugëve të qyteteve më të mëdha të Kazakistanit deri të premten, transmeton telegrafi.
Presidenti i mbështetur nga Rusia, Kassym-Jomart Tokayev tha se ai kishte urdhëruar forcat e sigurisë të qëllonin dhe vrisnin dhe të shtypnin kryengritjen e vendit.
Gjesti del sot para gjykatës
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
E premtja me diell dhe temperatura deri në 19°C
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Trump: SHBA po bën gjënë e duh...
Arrestimi i Gjestit, reagon Xheneta: Kur mbledh presion për ...
Ribashkohen Elijona, Klodi dhe Londrimi, u bashkohet edhe nj...