Dy shqiptarë 24 dhe 29 vjeç janë arrestuar në Itali, për trafikim kokainë në fshatin Limito. Mediat italiane bëjnë me dije se të arrestuarit Damiano Maiolo dhe Tritan Leika, ishin pjesë e rrjetit kriminal “Ndragheta”.
Leika thuhet se kishte edhe 10 muaj e 28 ditë burg të pashlyer, për trafikim droge. Policia ka kontrolluar shtëpitë e tyre me qen anti-drogë, ku u gjetën 10 mijë e 500 euro para cash dhe 130 gramë kokainë të paketuar në doza gati për shitje. Në shtëpitë e tyre u gjetën edhe mjete për përgatitjen e dozave të kokainës dhe objekte të vjedhura.
Ky hetim filloi përpara dhjetorit 2022 dhe çoi në pranga dhjetëra persona, anëtarë të këtij rrjeti kriminal. Gjithashtu u arrestua një person tjetër i lidhur me Cosa Nostra nga Enna dhe u zbulua një përpjekje e bandës për të ndikuar në zgjedhjet komunale, fatmirësisht pa sukses./euronews.al
“Do t’ua prish planet dhe do ta trondis botën këtë korrik në...
Antony Joshua rikthehet në ring, do të përballet me shqiptar...
Kreshnik Uka, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Aksident zinxhiror në Librazhd, një i vdekur dhe 6 të plagos...
KQZ miraton analizat për votimin me asistencë në Zgjedhje Lo...
Sveçla pas dënimit të spijunës serbe: Askush s’ është mbi li...