Tetë persona të dyshuar për lidhje me ISIS-in janë arrestuar gjatë ditëve të fundit në Nju Jork, Los Anxhelos dhe Filadelfia.
Të gjithë persona e dyshuar dhe tashmë të ndaluar nga autoritetet, vijnë nga Taxhikistani dhe, siç raporton CNN, kanë hyrë në Shtetet e Bashkuara nga kufiri me Meksikën.
Arrestimet janë kryer nga policia doganore në bashkëpunim me FBI-në. Në prill, drejtori i agjencisë Christopher Wray paralajmëroi për rrezikun e një “sulmi të koordinuar” nga terroristët në SHBA pas sulmit të ISIS-K në Moskë më 22 mars./abcnews.al
Kaloi ilegalisht kufirin, shoqërohet në polici një person në...
41 aksidente e afro 2 mijë gjoba të shqiptuara gjatë 24 orëv...
Vdes një grua në QKUK, rasti në hetim
Shqipëria dhe Kosova, ndër vendet me përdorimin më të lartë ...
Mbi 170 mijë nënshkrime për peticionin e OVL-UÇK-së, të mërk...
Moti sot në Shqipëri