Një organizatë ruse që monitorion arrestimet politike tha se 208 vetë u arrestuan sot në protestat kundër luftës në Ukrainë të mbajtura në të gjithë Rusinë.
Organizata “OVD-Info” tha se protestat u zhvilluan në 17 qytete ruse, nga Siberia deri në qytetet më të populluara në perëndim të vendit.
Më shumë se 70 vetë u arrestuan në Moskë dhe një numër i ngjashëm i tyre në Shën Petersburg, thuhet në njoftimin e organizatës.
Një video e publikuar nga një grup tjetër që monitoron protestat, “Avtozak”, tregonte disa të arrestuar duke u transportuar në një qendër paraburgimi nga policia teksa buzëqeshnin dhe mbanin lule. Të tjerët po dërgoheshin me forcë në makinat e policisë.
Qeveria e Presidentit rus Vladimir Putin ka goditur ashpër grupet disidente, madje edhe përpara se Rusia të fillonte sulmin kundër Ukrainës në shkurt.
Russian Protests against the War with Ukraine. A Chronicle of Events in Englishhttps://t.co/9Mgqq8Kn7v
— ОВД-Инфо (@OvdInfo) March 2, 2022
Sulmi kibernetik lë jashtë funksionit shërbimin postar të Fr...
Besa Famgas, kampione vjeshtore në Superligën e Kosovës
Rusia përshkallëzon sulmet ndaj rajonit kyç të Ukrainës, Ode...
Neymar operohet me sukses, synimi i tij i vetëm është pjesëm...
Aksident me vdekje në Tepelenë-Memaliaj, humb jetën 45-vjeça...
Durmishi: Rrugët në brezin kufitar po rrisin sigurinë dhe zh...