Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit njofton se forcat armene gjatë natës kanë kryer sulme me artileri dhe mortaja ndaj zonave përreth qytetit Jabrayil.
Ushtria e Armenisë nuk është duke iu përmbajtur armëpushimit të përkohshëm humanitar.
Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit njofton se forcat armene gjatë natës kanë kryer sulme me artileri dhe mortaja ndaj zonave përreth qytetit Jabrayil dhe fshatrave të çliruar përgjatë lumit Araz.
“Në mesin e ushtarëve azerbajxhanas nuk ka humbje jete. Forcave armene u është dhënë përgjigjja e nevojshme dhe se ushtria e Azerbajxhanit vazhdon aktivitetet e saj përgjatë gjithë frontit”, thuhet në deklaratë.
Më tej thuhet se deri në hyrjen në fuqi të armëpushimit dje, ushtria azerbajxhanase ka shkatërruar 2 stacione raketahedhëse të sistemit kundërajror S-300, 5 tanke T-72, 3 sisteme raketore Grad, 2 sisteme raketore Smerch, 1 obus D-20, 1 top kundërajror KS-19 dhe 6 automjete të ushtrisë armene që transportonin municione.
Ushtria e Azerbajxhanit është në avantazh përgjatë gjithë vijës së frontit.
Armëpushimi i përkohshëm humanitar mbi të cilin u dakorduan Azerbajxhani dhe Armenia hyri në fuqi duke filluar nga mesnata mbrëmë prej orës 00.00 sipas kohës lokale./AA/
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim