Armenia dhe Azerbajxhani ndodhen në prag të luftës, ndërsa përleshje vdekjeprurëse kanë shpërthyer midis forcave azere dhe rajonit të shkëputur të Karabagut, i mbështetur nga Jerevani.
Një konflikt i madh, që përfshin Azerbajxhanin dhe Armeninë, mund të çojë në ndërhyrjen e fuqive konkurruese, Rusisë dhe Turqisë, në rajonin e Kaukazit.
Konflikti përreth Karabakut, i cili u nda nga Azerbajxhani me mbështetjen armene, ka nxitur tensionet rajonale prej 30 vjetësh tashmë.
Pas njoftimit të luftimeve të para të dielën në mëngjes, kryeministri armen, Nikoll Pachinian dekretoi mobilizimin e përgjithshëm dhe krijimin e ligjit ushtarak, siç bënë edhe autoritetet në Karabag.
“Le të mbështesim me vendosmëri shtetin tonë, ushtrinë tonë dhe ne do të fitojmë. Rroftë ushtria e lavdishme armene”, shkroi ai në Facebook.
Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliev, gjithashtu, premtoi fitore.
“Ushtria azere po lufton sot në territorin e saj, po mbron integritetin e saj territorial, po i jep goditje shkatërruese armikut. Kauza jonë është e drejtë dhe ne do të fitojmë”, tha ai në një fjalim në televizion.
Nga ana e saj, Moska bëri thirrje sot në mëngjes për një armëpushim të menjëhershëm dhe bisedime, ndërsa të dy kampet po hedhin poshtë përgjegjësinë për armiqësitë./atsh/
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...