Një thesar i harruar në anije është gjetur nga arkeologët kinezë në një lum të provincës jugperëndimore kineze Seçuan.
Drejtori i Institutit për hulumtime arkeologjike, Gao Dalun tha se nga fundi i lumit janë nxjerrë më shumë se 10.000 objekte, ndërsa në pyetje janë para të arit, argjendit, bronzit, si dhe thika, shpata dhe armë tjera. Besohet se thesari i ka takuar kryengritësit Zhang Sijanzhong, i cili tentoi që atë ta bartë përmes barkave në jug pasi në vitin e largët 1646 ishte mposhtur nga forcat e dinastisë Ming. Disa burime historike pohojnë se me këtë rast janë fundosur mijëra barka me thesar.
“Këto gjëra janë me rëndësi të madhe dhe janë të vlefshme për shkencën, historinë dhe artin. Ato do të kontribuojnë në kuptimin më të mirë të jetës në periudhën e dinastisë Ming”, tha arkeologu Li Bokian.

Xabi Alonso flet për shkarkimin e mundshëm pas rezultateve n...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
MD organizon tryezën e përbashkët me Mekanizmat Koordinues L...
Petritsch: Kosova e ka me patjetër të krijojë një qeveri dem...
A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e ...
Të gjitha partitë dorëzojnë listat në KQZ: 1 mijë e 181 kand...