Në Argjentinë, një person tentoi të kryejë sulm të armatosur ndaj zëvendës presidentes dhe ish-presidentes së vendit, Cristina Fernandez de Kirchner, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në pamjet e publikuara në mediat lokale shihet një person që i drejton armën Kirchnerit teksa ajo përshëndet mbështetësit e saj përpara se të hyjë në shtëpi.
Ministri i Sigurisë i Argjentinës, Annibal Fernandez në një deklaratë për kanalin C5N tha se sulmuesi u arrestua pas incidentit dhe arma u dërgua për analizë.
Në shtypin vendas thuhet se personi që mbante armën ishte Fernando Andres Sabag Montiel, 35-vjeçari brazilian dhe se kishte një dënim të mëparshëm për armëmbajtje.
Theksohet se Montiel e ndezi armën që ai e afroi pranë fytyrës së Kirchner-it, por arma nuk shkrepi.
Mbështetësit e saj kanë mbajtur çdo ditë protesta mbështetjeje përpara shtëpisë së Kirchner-it që kur ajo u dënua me 12 vjet burg në rastin e korrupsionit në të cilin u gjykua javën e kaluar.
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...