Argjentina ka tejkaluar numrin e 80 mijë vdekjeve nga koronavirusi dhe katër milionë njerëz janë infektuar që nga fillimi i pandemisë, njoftuan autoritetet shëndetësore.
Në 24 orët e kaluara, 30,950 infeksione të reja dhe 539 vdekje u raportuan, kështu që numri i përgjithshëm i vdekjeve është rritur ndjeshëm, transmeton portal arbresh.info
Deri në fund të vitit të kaluar, Argjentina pati raportuar 43 mijë vdekje me koronavirus.
Që nga fillimi i këtij viti, ky numër është pothuajse dyfishuar, tregojnë të dhënat zyrtare. Janë 7668 persona në kujdesin intensiv.
Epiqendra e infeksionit është ende kryeqyteti Buenos Aires dhe rrethinat e tij, ku jetojnë 15 milion njerëz. Argjentina ka një popullsi prej 45 milion banorësh./arbresh.info/
Lirohet Hazir Haziri, u burgos nga autoritetet serbe në shta...
ASK: Rreth 1 mijë veteranë të luftës më shumë në skemë gjatë...
Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së dhe ish i burgosuri politi...
Rinumërohen votat në 8 komuna
Romano jep detaje lidhur me mundësinë e vazhdimit të kontrat...
Kurti nderon Ibrahim Rugovën në 20-vjetorin e vdekjes së tij...