Arabia Saudite është zgjedhur në Komisionin për të Drejtat e Gruas në Kombet e Bashkuara, duke shkaktuar zemërim tek grupet e të drejtave të njeriut.
Mbretëria tani është një nga 45 shtetet në panelin ku “promovohen të drejtat e gruas, bëhet dokumentimi i realitetit të jetës së grave në botë, dhe përshtatja e standardeve botërore për barazi dhe fuqizim të grave”, sipas OKB-së, transmeton portali arbresh.info.
Mbretëria ultra-konservatore islamike ka një politike shtetërore të ndarjes gjinore mes burrave dhe grave që nuk kanë lidhje familjare.
“Çdo grua saudite duhet të ketë një kujdestar mashkull i cili merr të gjitha vendimet kritike për të, duke e kontrolluar jetën e gruas që nga lindja deri në vdekje”, ka thënë Hillel Neuer, drejtor në UN Watch. “Arabia Saudite gjithashtu ia ka ndaluar grave ngasjen e makinave. Të zgjedhësh Arabinë Saudite për të mbrojtur të drejtat e grave është sikur ta bësh një piroman shef të zjarrfikësve”, ka thënë Neuer.
Të paktën pesë shtete të BE votuan në një votim të fshehtë që sauditët të shërbejnë një mandat katër vjeçar në komision, sipas Neuer./Arbresh.info
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor