Avionët luftarakë të Arabisë Saudite, kanë ndaluar futjen e avionëve të OKB në Sana kryeqytetin e Jemenit.
Ahmed Bin Asud zëdhënës i zyrës për ndihmat humanitare të OKB në Jemen, ka thënë se ky veprim i armiqësor i regjimit Al Saudit do të bëhet shkak për përkeqësimin e krizës në Jemen.
Hapësira ajrore e Jemenit mbahet e mbyllur prej regjimit Al Saud që prej marsit të vitit 2015. Shumë organizata ndërkombëtare mes tyre OKB i kanë kërkuar regjimit Al Saud që të hapë hapësirën ajrore për dërgimin e ndihmave humanitare në aeroportin e Sanas.
Që nga nisja e agresionit saudit kundër Jemenit në Mars të vitit 2015 e deri tani mbi 12 mijë jemenas janë vrarë, me dhjetëra mijëra janë plagosur dhe me miliona janë shpërngulur.
Ku ndryshon hantavirusi nga COVID-19?
Dhimbje në Deçan, i jepet lamtumira e fundit Rifat Stojkajt
Hoxha pret drejtorin e Policisë së Shqipërisë, zotohen për t...
Ambasadori Reka takoi ushtarakë nga Kolegji Luftarak i Ushtr...
Zbulohet “tradhtari” në zhveshtoren e Real Madridit – ky loj...
Hysen Durmishi thotë se ka vendosur të mos garojë për depute...