Arabia Saudite do të dërgojë gruan e parë astronaute në hapësirë, në një mision më vonë gjatë këtij viti, raportoi media shtetërore.
Ky vendim po shihet si një përpjekje për të përmirësuar imazhin ultra-konservator të kësaj mbretërie.
Rayyana Barnawi do t’i bashkohet astronautit saudit, Ali Al-Qarni, në misionin në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës “gjatë çerekut të dytë të vitit 2023”, raportoi agjencia Saudi Press.
Astronautët “do t’i bashkohen ekipit të misionin të hapësirës AX-2” dhe nisja e tyre do të bëhet “nga Shtetet e Bashkuara”, tha agjencia.
Ky shtet do të ndjekë hapat e fqinjit të tij, Emirateve të Bashkuara Arabe, që më 2019 u bë shteti i parë arab që dërgoi qytetarë në hapësirë.
Atëbotë, astronauti Hazzaa al-Mansoori qëndroi për tetë ditë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës. Edhe një shtetas i Emirateve, Sultan al-Neyadi, po ashtu do të udhëtojë drejtë hapësirës më vonë gjatë këtij muaji.
Lideri de-fakto i Arabisë Saudite, Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman, ka tentuar që të përmirësojë imazhin e mbretërisë, duke shtyrë përpara reforma.
Që kur erdhi në pushtet më 2017, gratë janë lejuar që të vozisin dhe të udhëtojnë jashtë vendit pa u shoqëruar nga burrat. Po ashtu, pjesëmarrja e tyre në tregun e punës është dyfishuar, nga 17 në 37 për qind./rel
Trump: Irani po kërkon liri, SHBA është gati të ndihmojë
Drenica përforcohet me mesfushorin spanjoll Ian Soler
Sonte do të ketë ulje të ndjeshme të temperaturave
Raportohet se ushtria amerikane ka sulmuar objektivat e Shte...
Vërshimet, AME me detaje për gjendjen në nivel vendi: E mena...
Dëmet e shkaktuara nga vërshimet, Rama: Kemi realizuar mbi 3...