Apple ka filluar pagesën e 13 miliardë eurove që i detyrohet shtetit Irlandez në taksa të papaguara. Gjiganti i iPhone pagoi 1.5 miliardë euro javën e kaluar bënë të ditur autoritetet Irlandeze.
Komisioni Evropian urdhëroi në 2016-ën Apple të paguante taksat nga të cilat thuhet se ka përfituar ilegalisht nga shteti Irlandez, shkruan PCWorld Albanian.
Apple dhe Dublini zyrtar kanë apeluar vendimin duke thënë se përfitimi nga taksat i prodhuesit të iPhone është në përputhje të plotë me ligjet Evropian dhe Irlandeze.
Në Tetor të vitit të kaluar Komisioni tha se do të dërgonte Dublinin në Gjykatën e Lartë Evropiane për vonesat në dëmshpërblimin financiare. Taksat duhej të ishin paguar në Janar të 2017-ës.
Irlanda ka qenë nën presion të Komisionit për të rikuperuar sa më shpejtë paratë.
Rritet çmimi i naftës në Kosovë, arrin 1.68 euro për litër
Trump për Merz: Ai nuk e di çfarë po flet për Iranin
Ndodh puthja e parë në Ferma VIP 3 mes Vanesës dhe Indrit
Dragone në Kosovë: NATO rikonfirmon përkushtimin për siguri ...
Kështu duket skena e Eurovisionit këtë vit
Kuvendi del me njoftim pas dështimit të seancave për preside...