Anulohet takimi Zelensky–Trump pas refuzimit të Putinit

23:42 | 3 Dhjetor 2025
E.G

Një takim mes Volodymyr Zelensky-t dhe një delegacioni amerikan është anuluar pasi Vladimir Putin refuzoi një marrëveshje paqeje të ndërmjetësuar nga i dërguari i Donald Trump-it.

Presidenti ukrainas ishte planifikuar të takohej me negociatorët amerikanë, Steve Witkoff dhe dhëndrin e presidentit amerikan, Jared Kushner, në Bruksel, por ata u larguan nga Moska të martën në mbrëmje drejt Uashingtonit, raporton The Independent.

Kremlini mohoi pretendimet se Putini e kishte refuzuar plotësisht marrëveshjen, ndërsa zëdhënësi Dmitry Peskov tha se lideri rus kishte pranuar disa nga propozimet, por dallimet kyçe mbeten.

“Një shkëmbim i drejtpërdrejtë pikëpamjesh u zhvillua dje për herë të parë,” tha Peskov. “Disa gjëra u pranuan, disa u vlerësuan si të papranueshme, kjo është një procedurë normale pune për gjetjen e një kompromisi”.

Komentet e tij erdhën përpara një samiti të NATO-s në Bruksel, ku ministrat e jashtëm kanë diskutuar për të ardhmen e sigurisë së Ukrainës.

Në prag të bisedimeve, ministri i Jashtëm i Estonisë, Margus Tsahkna, deklaroi se vendi i tij do të dërgojë trupa në Ukrainë, nëse garancitë e sigurisë përfshijnë një forcë paqeruajtëse./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme