Organizata Indiane e Kërkimit Hapësinor (ISRO) njoftoi se nisja e misionit të dytë të Indisë drejt Hënë u anulua sot herët në mëngjes për shkak të një pengese.
“Një pengesë teknike është vërejtur në sistemin e nisjes së mjetit në minutën T-56. Si pjesë e masave paraprake, nisja e Chandrayyan2 është anuluar për sot. Data e re e nisjes do të njoftohet më vonë”, tha ISRO në “Twitter”.
Raketa GSLC Mk-III ishte caktuar të ngrihet nga shteti indian Andhra Pradesh në orën 2:52 pas mesnate, me një rover që pritej të ulet pranë polit jugor të Hënës më 6 shtator.
Një mision i suksesshëm do ta bënte Indinë vendin e katërt për një ulje të butë në Hënë.
“Ky mision do të na ndihmojë të kuptojmë më mirë origjinën e evolucionit të Hënës duke kryer studime të detajuara topografike dhe një mori eksperimentesh të tjera në sipërfaqen hënore”, tha ISRO.
Sot nafta dy cent më lirë se dje
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...
Hungarezët votojnë – a po i vjen fundi epokës së Vikto...
57 aksidente e mbi 1800 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve ...
Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kremtofshi në paqe, pranë ...