Deputeti i së djathtës ekstreme Geert Wilders ka anuluar garën e karikaturës së Profetit Muhamed që nxiti protesta në Pakistan.
Në një deklaratë të shkruar, Wilders, një anti-islamist i zëshëm, tha se vendosi të heqë garën, pas kërcënimeve me vdekje dhe shqetësimeve që mund të rrezikohen njerëzit, transmeton portali arbresh.info.
Ngjarja ishte planifikua të mbahej në nëntor.
Wilders planifikoi të shfaqte karikaturat e Profetit Muhamed në zyrat e mbrojtura fort të Partisë së tij për Liri në ndërtesën e parlamentit holandez.
Ai tha se kishte qindra të regjistruar.
Ministri i Jashtëm pakistanez Shah Mahmood Qureshi u ankua tek homologun i tij holandez, duke thënë se kjo gjë do të “përhapë urrejtjen dhe intolerancën” dhe do të dëmtonte ndjenjat e myslimanëve anembanë botës.
Pamjet fizike të profetit janë të ndaluara në Islam dhe thellësisht ofenduese ndaj myslimanëve./Arbresh.info/
Sulmi izraelit vret gjashtë palestinezë në Gaza
Çfarë pas luftës në Iran, cilët janë skenarët e mundshëm?
Moti me shi sot në Shqipëri
Kurti sot merr pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gr...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Sa gjumë na nevojitet për rregullimin e sheqerit në gjak?