Gati 50% e armëve të dërguara nga perëndimi drejt Ukrainës nuk kanë mbërritur në kohë, tha ministri i mbrojtjes ukrainase.
Rustem Umerov i bëri deklaratat gjatë një konferencë në Kiev, ku situatën në terren e quajti dinamike por vonesat edhe në avancim, i justifikoi me faktin se armët nuk kanë mbërritur në kohën e duhur.
“Kjo do të thotë se në matematikën e luftës,” tha ministri Umerov.
“Ne shohim armikun, ekonominë e tyre kanë 2 trilion. Ata përdorin mbi 15% të buxhetit të tyre zyrtar dhe jo zyrtar në luftë, që do të thotë, mbi150 miliardë dollar. Çdo vit. Zyrtarisht. Kështu që, e thënë thjeshtë, çdo ditë vonesë në dërgimin e mjeteve luftarake, për ne, përkthehet në humbje të jetëve njerëzore dhe humbje të territoreve”.
Ushtria e Kievit po përpiqet t’i rezistojë asaj ruse ne terren, të cilët javën e shkuar njoftuan kapjen e qytetin strategjik në lindje të Ukrainës, Avdivkën, pas muajsh të tërë sulmi dhe presioni të vazhdueshëm në disa zona përgjatë frontit të luftës./A2CNN
Lutfi Haziri zbulon kushtin e LDK-së për një marrëveshje me ...
Temperatura pranverore nesër në Kosovë, deri në 16 gradë
Melania Trump do të drejtojë mbledhjen e Këshillit të Siguri...
Mbi 19 mijë qytetarë nënshkruajnë Peticionin Kombëtar të ini...
Elijona zbulon frikën që e kishte përballë Benitës
Haradinaj e mohon se ka probleme shëndetësore: E kaloj edhe ...