Ankaraja informoi Berlinin se dëshiron të organizojë rreth 30 takime elektorale shtesë pro-Erdogan në Gjermani, pavarësisht anulimit të kryer së fundmi të disa tubimeve me çmimin e tensioneve mes dy shteteve, njoftoi sot kreu i diplomacisë turke.
“Ajo çfarë presim nga Gjermania, është që të zgjidhë këtë problem. Kemi si synim të organizojmë rreth 30 tubime. I kemi vënë në dijeni autoritetet gjermane”, deklaroi Mevlüt Cavusoglu, cituar nga televizioni CNN-Türk.
Marrëdhëniet mes Berlinit dhe Ankarasë janë tensionuar në ditët e fundit pas anulimit në disa qytete gjermane të tubimeve që synojnë të promovojnë një reformë që forcon kompetencat e Recep Tayyip Erdogan, që pritet të kalojë në referendum më 16 prill në Turqi.
Cavusoglu zhvilloi këtë javë një takim në Gjermani për të mbrojtur këtë reformë pavarësisht anulimit të papritur të autoriteteve për një takim që ishte planifikuar në Hamburg (veri). Ai mbajti një fjalim së fundmi nga ballkoni i konsullatës së përgjithshme të Turqisë.
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë