Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan deklaroi se kërkimet dhe shpimet që bëhen në Mesdhe janë në juridiksionin e Türkiye dhe se për këtë nuk kanë nevojë për lejen e askujt.
Anija turke e shpimit “Abdulhamid Han” ka lundruar nga porti Tasucu në qytetin e Mersinit drejt pusit “Yorukler-1” në Detin Mesdhe, ku do të nisë kërkimet hidrokarbure në ditët në vijim.
Gjatë fjalës së tij me rastin e nisjes së anijes, Erdogan tha se anija e shpimit ‘Abdulhamid Han’ është një simbol i vizionit të ri të Türqisë në fushën e energjisë.
“Operacionet tona të kërkimit dhe shpimit në Mesdhe janë brenda juridiksionit tonë. Ne nuk kemi nevojë për lejen e askujt për këtë”, theksoi presidenti.
Anija është 238 metra e gjatë dhe 42 metra e gjerë, ndërsa peshon 68 mijë tonë.
Thellësia maksimale e shpimit të saj është 12.200 metra. /euronews.al/
Türkiye’s 4th drill ship off to Mediterranean for hydrocarbon exploration https://t.co/OH5BlYtcwC pic.twitter.com/fWLGrn5c4L
— ANADOLU AGENCY (@anadoluagency) August 9, 2022
Osmani pret ambasadorin britanik, diskutohet për zhvillimet ...
Zhegrova jep sinjal të fortë te Juventusi: Refuzon pushimin ...
I dënuar me 9 vite burg në Itali, arrestohet 32-vjeçari në T...
Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-ve: Sot do jetë dita më intens...
Zyrtari i lartë iranian kërcënon Trump: Ki kujdes që të mos ...
Haxhiu pret në takim drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsion...