Me daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian, është duke u planifikuar që edhe gjuha angleze të bëjë ‘daljen’ e saj nga blloku.
Anlishtja është gjuha zyrtare e BE-së, duke lehtësuar kështu komunikimin e të gjithëve me njerëi-tjetrin, përfshirë edhe dokumentat zyrtare. Megjithatë, me Brexit, vendet anëtarë të bllokut kanë filluar që të flasin se cila duhet të jetë gjuha zyrtare e BE-së, transmeton portal arbresh.info
Irlanda ka zgjedhur gjuhën Galike, Qiproja ka Greqisht dhe Malta ka Malteze, por pas Brexit, Anglishtja nuk ka gjasa të jetë zgjedhja e askujt.
Ky lajm vjen nga korrespodenti i çështjeve europiane dhe skoceze Udo Seiëert-Fauti i cili i tha Kombëtares: “Nëse këto rregullore funksionojnë akoma dhe duhet të ndiqen, atëherë gjuha angleze do të mund të mos përdoret si gjuhë zyrtare brenda bllokut”.
Megjithatë, përderisa Britania e Madhe do të mbetet një anëtare e Këshillit të Europës në Strasburg, besohet se ‘zhdukja e gjuhës së saj’ do të marrë pak kohë.
Sipas Udo Seiëert-Fauti, frëngjishtja mund të përfundojë duke e zëvendësuar anglishten si gjuhë e dytë zyrtare në Komisionin Europian, pasi të paktën 80 përqind e zyrtarëve e kanë frëngjishten si gjuhë e parë, e dytë apo edhe e tretë./independent/arbresh.info/
Tatimi në pronë deri 300%? Nga 1 janari në fuqi ligji që po ...
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri
Turqia ndaloi 115 të dyshuar të Shtetit Islamik para festave...
Paralajmërime për mot të ftohtë dhe erëra të forta në Britan...
Thyhen 7 vetura në parkingun e një objekti në Fushë Kosovë, ...
Sy më sy, Labi dhe Fjolla përplasen ashpër