Pas 21 vitesh shërbimi besnik, Angelina Jolie jep dorëheqjen nga roli i saj si e dërguar speciale e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR).
Aktorja hollivudiane dëshiron të punojë dhe për çështje më të gjera humanitare, lexohet në një deklaratë të lëshuar sot.
“Pas 20 vitesh punë brenda sistemit të Kombeve të Bashkuara, ndjej se ka ardhur koha që unë të punoj ndryshe, duke u angazhuar drejtpërdrejt me organizatat e refugjatëve dhe ato lokale”, shtoi aktorja.
“Angelina Jolie ka qenë prej kohësh një partnere e rëndësishme humanitare e UNHCR-së. Ne i jemi mirënjohës asaj për dekadat e saj të shërbimit, angazhimin e saj dhe ndryshimin që ka bërë për refugjatët dhe njerëzit e zhvendosur me forcë,” tha kreu i UNHCR, Filippo Grandi.
Jolie punoi fillimisht me agjencinë e refugjatëve të OKB-së në vitin 2001 dhe u emërua e dërguara e saj speciale në vitin 2012./A2/
Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava
Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës