Amsterdami synon të ndalojë të gjitha automjetet me benzinë dhe me naftë brenda vitit 2030. Propozimi revolucionar u bë gjatë prezantimit të planit për ajrin e pastër ditën e enjte nga kryebashkiakja Femke Halsema.
Ajo është gruaja e parë që mban këtë post në Amsterdam dhe vjen nga radhët e Partisë së Gjelbër. Sipas planit të prezantuar, ndalimi i këtyre automjeteve do të bëhet brenda tangenciales A10, unazës që rrethon metropolin holandez.
Gjithsesi, bëhet fjalë për një plan gradual që do të nisë që në vitin 2020 me ndalimin e makinave me naftë më të vjetra se 15 vite e më pas gradualisht me ndalimin e autobusëve për të arritur në ndalimin e plotë të makinave me benzinë dhe me naftë në vitin 2030.
Ky plan ambicioz duhet të marrë edhe miratimin e Këshillit Bashkiak. Vlerësohet se për ta bërë planin realitet, duhen ndërtuar 16 mijë stacione të karikimit të baterive të makinave, ku aktualisht ka vetëm 3 mijë./Opinion.al
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...