Shumica e amerikanëve thonë se Gjermania dhe Koreja e Jugut bënë punë të mirë ose të shkëlqyeshme në trajtimin e shpërthimit të koronavirusit, ndërsa një pakicë thonë të njejtën gjë për SHBA-të.
Sipas një sondazhi të kryer nga Qendra e Hulumtimeve Pen, 66 përqind e amerikanëve thonë se Berlini dhe Seuli i janë përgjigjur mirë pandemisë, ndërsa 47 përqind thonë se Uashingtoni po merret mirë me krizën, transmeton portal arbresh.info

Tridhjetë e katër përqind e të anketuarve thanë se Italia e kishte trajtuar mirë krizën, dhe 33 përqind thanë të njëjtën gjë për Kinën. 47 përqind e të të anketuarve nuk pranuan të flasin për Britaninë e Madhe.
Pesëdhjetë e gjashtë përqind e të të anketuarve demokratë thanë se ata mendojnë që SHBA-të do të kenë më pak ndikim në çështjet globale pas krizës, ndërsa 8 përqind e republikanëve mendojnë të kundërtën.
Sondazhi anketoi 10,957 të rritur në SHBA ndërmjet 29 prillit dhe 5 majit./arbresh.info/
Presidenca dënon ashpër thirrjet për “pushkatim” ndaj Presid...
Bashkim Krasniqi emërohet zëvendësministër në Ministrinë për...
Prishtinë: Për një javë vetura inteligjente e policisë evide...
Qëllohet me 10 plumba shtëpia e Rihanna-s në Beverly Hills, ...
Kroacia fillon trajnimin ushtarak të detyrueshëm dymujor
Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai