Shumica e amerikanëve duket se nuk ia kanë haberin se ku ndodhet Irani, në kohën kur SHBA është në prag të luftës me shtetin në Lindjen e Mesme.
Kjo sipas një sondazhi nga Morning Consult ku gjeti që vetëm 28 përqind e votuesve të regjistruar ishin në gjendje të bëjnë me gisht nga Irani në një hartë të paetiketuar të Lindjes së Mesme, Evropës, Afrikës veriore dhe Azisë jug-qendrore, transmeton portali arbresh.info.
Vetëm 23 për qind e të anketuarve në sondazh ishin në gjendje të identifikonin saktë Iranin në një hartë të të gjithë botës, edhe pse 69% mendonin se sulmi i urdhëruar nga Donald Trump për të vrarë komandantin e Forcës Quds Qassem Soleimani kishte rritur gjasat për një luftë me Iranin.
Independent u nis për në Times Square të Nju Jorkut në një pasdite të ftohtë për të marrë njerëz se sa dinin vendndodhjen e Iranit, duke përdorur një hartë të ngjashme me zmadhimin e rajonit dhe një shënues të kuq.
Prej të gjithë të anketuarve vetëm një person qëlloi me saktësi Iranin, ai tha se ishte nga Franca./arbresh.info/
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ylli i Man Cityt do të largohet nga klubi në fund të sezonit...
Trump: Rihapja e Hormuzit nuk është përgjegjësi e SHBA-së
Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq l...
Qeveria mblidhet nesër në mëngjes
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren