Amerika është ngritur në pozitën e parë të vendeve prodhuese të naftës për herë të parë në më shumë se katër dekada.
SHBA-të kaluan Arabinë Saudite për prodhimin bruto mujor të naftës dhe sipas të gjitha gjasave kanë kaluar edhe Rusinë qysh në qershor, transmeton portali arbresh.info.
Kjo vjen pas zhvillimit të shpimit që çoi në lulëzim të prodhimit të naftës, pasi që redukton masivisht shpenzimet e shpimit.

Shifrat bazohen në vlerësimet paraprake të publikuara nga Administrata e Informacionit të Energjisë së SHBA-ve javën e kaluar.
Nëse konfirmohet, kjo do të shënonte herën e parë që nga viti 1973 që Shtetet e Bashkuara kanë dalë në krye të ranglistës botërore./Arbresh.info/
NATO rrëzon një dron mbi Estoni, dyshohet se i përket Ukrain...
Kritikat e Kurtit për Blerim Isufajn, reagon PSRK: S’komento...
KQZ miraton adresat e kutive postare për votim në 22 shtete
Musliu për xhandarmërinë: Policia ka nevojë për uniforma e k...
Andin Hoti: Kosova po ndërton platformën digjitale ‘eP...
Guardiola drejt largimit nga Manchester City, lojtarët mbete...