Ambasadori rus në Shtetet e Bashkuara, Anatoly Antonov, tha se detyrës së tij po i vjen fundi, njoftim që i hap rrugën Moskës të dërgojë një diplomat të ri në Uashington në kohën kur tensionet mes dy shteteve janë më të këqijat në dekada.
SHBA-ja dhe Rusia kanë mosmarrëveshje sa i përket luftës së Moskës kundër Ukrainës dhe raportet mes tyre kanë arritur në nivelin më të ulët që nga kriza kubane e raketave e vitit 1962.
Për largimin e Antonovit nga posti i ambasadorit raportoi më 4 korrik e përditshmja ruse, Kommersant, që posedoi një letër të shkruar me dorë nga Antonov për një institut kërkimor rus, për 30-vjetorin e themelimit.
“Detyrës sime po i vjen fundi. Shpresoj se së bashku do të vazhdojmë të mbrojmë interesat e atdheut”, shkroi në letër Antonov, që mban datën 29 qershor.
Kur u pyet për këtë çështje të enjten, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakoharova, sipas agjencisë ruse të lajmeve, Interfax, tha:
“Nuk ka arsye që të komentohet kjo çështje. Gjithkush ka plane personale. Vendimi për emërimin dhe ndryshimin e ambasadorëve bëhet nga presidenti”.
Antonov, 69 vjeç, mori postin e ambasadorit në Uashington në shtator të vitit 2017. Paraprakisht, ai kishte shërbyer si zëvendësministër i Mbrojtjes dhe zëvendësministër i Jashtëm./rel
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...