Ambasadori i Bosnjë dhe Hercegovinës pranë OKB-së Sven Alkalaj vlerësoi mbrëmë se Bosnja po përballet me “krizën më të madhe ekzistenciale të pasluftës”, e cila, siç pretendon ai, udhëhiqet nga anëtari serb i presidencës atje, Milorad Dodik, dhe Aleanca e tij e socialdemokratëve të pavarur.
Në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Alkalaj lexoi pjesë nga raporti i Christian Schmidt, i cili nuk mori mbështetjen e Rusisë dhe Kinës për të dorëzuar raportin, raporton Tanjug
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka miratuar mbrëmë njëzëri rezolutën e cila i zgjat mandatin e EUFOR-it.
Ambasadori francez në OKB, Nicolas de Riviere, ka thënë se vendi i tij e mbështet integrimin evropian të Bosnjë dhe Hercegovinës dhe e mirëpret miratimin e rezolutës që zgjat misionin e BE-së atje./kk/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...