Ambasadori i Francës në Bjellorusi, Nicolas de Lacoste, është larguar nga shteti, pasi Qeveria bjelloruse ka urdhëruar dëbimin e tij.
Një zëdhënës i Ambasadës ka konfirmuar për agjencinë se, ambasadori francez është larguar nga Bjellorusia të shtunën.
Atij i është dhënë afat që të largohet deri të hënën.
De Lacoste 57-vjeçar, është dërguar me mision në Minsk në fund të vitit të kaluar.
Mediat lokale kanë sugjeruar se ai ka dështuar që të prezantojë kredencialet e tij te Alekander Lukashenka.
Franca – sikurse edhe vendet tjera të Bashkimit Evropian – nuk e njeh Lukashenkan si president, pasi zgjedhjeve të vitit të kaluar dhe pretendimeve për shumë mashtrime në to.
De Lacoste është takuar me ministrin e Jashtëm bjellorus, Vladimir Makei, në dhjetor të vitit të kaluar, duke shmangur takimin me Lukashenkan.
Në një deklaratë për AFP-në, zëdhënësi i Ambasadës franceze, ka thënë se Ministria e Jashtme ka kërkuar që ambasadori të largohet deri më 18 tetor.
“Ai i ka thënë lamtumirë stafit dhe ka incizuar një video-mesazh për popullin bjellorus që do të publikohet në faqen zyrtare të Ambasadës”, ka thënë ky zëdhënës.
BE-ja e ka përsëritur vazhdimisht se nuk i konsideron të drejta, zgjedhjet e mbajtura në Bjellorusi, dhe ka vënë sanksione kundër regjimit të Lukshenkas.
Shqipëria kryeson në rajon për transformimin politik dhe qev...
Sulmohet baza ajrore në Arabinë Saudite, 10 ushtarë amerikan...
Dogana lufton kontrabandën, sekuestron 1000 litra etanol në ...
Kombëtarja e Kosovës zhvillon stërvitjen e radhës në stadium...
Ngjarje e rëndë në Vushtrri: Vdes fëmija pasi goditet akside...
24 orët e fundit, mbi 2 mijë gjoba trafiku dhe asnjë viktimë...